TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Ronela Hajati nuk ngurron asnjëherë t’u kthejë përgjigje pyetjeve të larmishme që i bëhen nga ana e ndjekësve të saj në rrjetin social “Instagram”. Së fundmi, njëri prej tyre e ka pyetur nëse do ta jepte jetën për dikë. Ronela, me çiltërsinë që e karakterizon, ka rrëfyer se diçka të tillë do ta bënte vetëm për fëmijët e ardhshëm të saj.
Këngëtarja ka pohuar më tej se dëshiron që të ketë dy fëmijë. Me shumë gjasa kjo dëshirë e saj vjen edhe nga fakti i të qenurit një fëmijë i vetëm.
Kujtojmë se disa javë më parë, Ronela u shndërrua në kryefjalën e mediave rozë për lidhjen dhe ndarjen e supozuar nga këngëtari Young Zerka.
