LIFESTYLE, 3 Maj 2019, 00:43

FOTO/ Aksidentohet këngëtarja e njohur shqiptare, ja cili është gjendja e saj


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pësuar sot një aksident.

Ylli i muzikës ndërkombëtare ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, se sot ka pësuar një aksident me makinën e saj.

Gjithsesi duket se aksidenti nuk ka qenë i rëndë, pasi vetë këngëtarja njoftoi fansat, se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, vetëm se ky aksident ia solli ndër mend atë se jeta është e bukur.

“Sot pësova një aksident me makinë. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e bukur është jeta”, ka shkruar këngëtarja.

Bebe Rexha është shumë aktive me projekte muzikore dhe koncerte në mbarë botën.