LIFESTYLE, 2 Maj 2019, 12:58

FOTO/ Donte të shpëtonte qenin, mbytet në liqen modelja


Modelja e njohur braziliane Caroline Bitterncourt ka humbur jetën në moshën 37- vjeçare. Ajo u mbyt në liqen teksa udhëtonte me një varkë, jashtë San Paolos.

Në varkë ishte ajo me bashkëshortin dhe dy qenushët e vegjël, të cilët ranë në ujë për shkak të motit të keq.

Modelja u hodh në ujë për ta shpëtuar por nuk doli më prej andej.

Bashkëshorti i tronditur ka deklaruar se ishte e pamundur ta ndihmonte.

Modelja la një vajzë 17 vjeçare.