AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 08:43

Rrebeshet e shiut përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe disa shtëpi në Kurbin

Rrebeshet e shiut përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe disa


Reshjet e dendura gjatë mesnatës kanë bërë që të përmbyten disa zona në Kurbin.

Mësohet se dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa janë të përmbytura.

Uji ka dalë nga kanalet kulluese dhe ka përmbytur rrugët dhe parcelat. Autostrada Mamurras-Laç kalohet me vështirësi, pranë fshatit Gjorëm, pasi dalja e ujërave nga kanalet ka vërshuar në rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Po kështu është bllokuar nënkalimi i superstradës në Fushë-Mamurras.