AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 08:36

Ja deri kur do të zgjasin reshjet e shiut, moti për çdo qytet

Ja deri kur do të zgjasin reshjet e shiut, moti për çdo qytet


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të vijnë në shpërbërje deri në kthjellim prej mesditës.

Prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në pjesën veriore deri në mesditë. Gjithashtu reshje shiu në formë pikash pothuajse në të gjithë territorin.

Mjegullinë lokale nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 12 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 16/25 shi diell

Kukës    18/25 Shi diell

Lezhë    17/25 shi diell

Dibër    14/25 Shi diell

Durrës    15/25 Shi diell

Tiranë    17/28 Shi diell

Elbasan    17/27 Shi diell

Berat    14/28 Shi diell

Vlorë    18/28 Shi diell

Korçë    11/23 Shi diell

Gjirokastër    14/25 Re diell

Sarandë    18/26 Re diell.