AKTUALITET, 10 Tetor 2019, 23:48

EURO 2020 / Njihet ekipi i parë i kualifikuar falë goleadës, Holanda eviton turpin me përmbysje

EURO 2020 / Njihet ekipi i parë i kualifikuar falë goleadës,

Belgjika është skuadra e parë që kualifikohet në Euro 2020. Skuadra e cila mbylli në vend të tretë Botërorin 2018, ka mundur sot me një goleadë San Marinon duke siguruar suksesin e shtatë në po aq ndeshje të luajtura në grupin e saj. Vetëm Rusia po mundohet të mbajë ritmin, duke e ndjekur me tri pikë më pak pas fitores së thellë 4-0 ndaj Skocisë dhe është një fitore larg kualifikimit në Europian.

Holanda thuajse shkatërroi shanset e saj për Europianin, pasi pak minuta para fundit të ndeshjes e pa veten në disavantazh para Irlandës së Veriut dhe jashtë zonës së kualifikimit, pasi Magenis gjeti rrjetën për miqtë. Por Depaj barazoi shifrat e më pas De Jong e në fund përsëri Depaj vulosën suksesin 3-1 me përmbysje që barazoi 3 skuadra në kuotën e 12 pikëve.

Kroacia hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit me suksesin 3-0 ndaj Hungarisë, ndërsa Sllovakia u ndal nga Uellsi që mbetet në garë për kualifikimin në ndeshjet e mbetura.

Polonia e udhëhequr nga i zakonshmi Levandovski mori fitoren e pritshme ndaj Letonisë. Por në Grupin G, ajo që tërheq më shumë është kthimi në garë i Maqedonisë së Veriut, që është tashmë vetëm dy pikë larg vendit të dytë në grup.

REZULTATET

GRUPI C

Kazakistan-Qipro 1-2

34′ Jerlanov / 73′ Sotiru, 84′ Ianou

Holandë-Irlandë e Veriut 3-1

80′, 90’+4′ Depaj, 90’+2′ De Jong / 76′ Magenis

GRUPI E

Kroaci-Hungari 3-0

5′ Modric, 24′, 42′ Petkovic

Sllovaki-Uells 1-1

53′ Kucka / 25′ Mur

GRUPI G

Letoni-Poloni 0-3

9′, 13′, 76′ Levandovski

Austri-Izrael 3-1

41′ Lazaro, 56′ Hintereger, 88′ Sabitzer / 34′ Zahavi

Maqedoni e Veriut-Slloveni 2-1

50′, 68′ Elmas / 90’+5′ (p) Ilicic

GRUPI I

Bjellorusi-Estoni 0-0

Belgjikë-San Marino 9-0

28′, 41′ Lukaku, 31′ Çadli, 35′ (ag) Brolli, 43′ Alderueireld, 45’+2′ Tielemans, 79′ Benteke, 84′ (p) Versheren, 90′ Kastanj

Rusi-Skoci 4-0

57′, 70′ Dzhyba, 60′ Ozdoev, 84′ Golovin