TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj, teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e '360 gradë' të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë "Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”, ndërkohë që në lidhje direkte ishte biznesmeni Elton Ilirjani.
Gjuzi, Ilirjanit: Kalo këtej nga Kavaja dhe Elbasani se ta tregoj unë. Prandaj ke vajtur në Athinë, se nuk ke vend këtu.
Hazizaj: Ai ka kryer dy krime, nesër që në mëngjes të arrestohet, në mos që sonte! E para, po përdor gjuhë urrejtje, e cila është krim i ndaluar në Shqipëri.
Gjuzi: Nuk ka gjuhë urrejtje!
Hazizaj: Ti po përdor gjuhë urrejtje, se nuk mundesh ti, ti thuash njeriu çfarë do bëjë me by..ë apo pa by..ë, është e drejta e tij të bëj çfarë të dojë. Mbylle gojën, mos fyej askënd, mos bëj gjuhë urrejtje. Je deputet dhe paguhesh me lekët e mia, me lekët e këtyre njerëzve. Ti je shërbëtor i popullit. Turp, je i pari që duhet ta mbyllësh gojën para qytetarëve.
Gjuzi: Harroje të të them ty më fal. Harroje!
Hazizaj: Ti ha bukën e atyre njerëzve.
Gjuzi: Ti je mbrojtës i krimit, ti je mbrojtës i vrasjes së 5000 foshnjave që do të lindnin në Shqipëri. Ti je avokat i krimit, që kërkon që shqiptarët të abortojnë fëmijët.
Hazizaj: Mbylle gojën, po të isha si ty, nesër do të shkoja në Prokurori. Ki kujdes, se po ha bukën e njerëzve kot. Unë paguaj taksa për ty, ti nuk paguan për mua. I ke prishur mendjen disa meshkujve ti.
Gjuzi: Kërkoni prishjen e etnogjenezës shqiptare. Vota ime do të jetë kundër komunitetit tuaj, kundër kriminelëve tuaj.