TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të arritur në pikën që një 33-vjeçar të kushtojë mbi 100 mln euro në merkaton e futbollit atëherë ky person duhet të jetë i jashtëzakonshëm.
Gjithsesi edhe këtu në tokë ekziston një i tillë dhe ai quhet Cristiano Ronaldo, futbollisti i blerë nga Juventus te Real Madrid.
Tashmë prej pak vitesh të gjithë kanë pritur që ai të humbasë diçka nga forma e tij, por portugezi ka treguar të kundërtën, duke u shfaqur gjithmonë e më shumë deçiziv.
Sigurisht që për të arritur në pikën ku është sot është dashur shumë punë dhe këtë e vërteton ish-trajneri personal i fitnesit të futbollistit.
Në një intervistë për “Tuttosport”, Giovanni Mauri, thotë: “Cristiano është një fenomen dhe një atlet i elitës. Ai gjithmonë stërvitet në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse mënyra e tij e punës bazohet në tri gjëra: përkushtim, konkurrencë dhe qëndrim pozitiv.
Ne po flasim për një lojtar të klasit botëror i cili pasi u kthye nga një ndeshje në transfertë e ‘Champions League’ nuk mori makinën për të shkuar në shtëpi. Jo, ai u ndal në qendrën stërvitore për të paktën 1 orë, edhe pse ishte 2 e natës, duke bërë ushtrime për rikuperimin dhe krioterapisë.”
Mauri pohon se fituesi i 5 herë “Topit të Artë” është futbollisti më i fortë që ka punuar ndonjëherë:
“Për të jetuar një jetë të shëndetshme ai tregon një dedikim total ndaj rikuperimit fizik. Ai dëgjon të gjithë sinjalet nga trupi i tij. Është gjithmonë në gjendje t’i dekodojë ato në mënyrë perfekte. Është një atlet që njeh perfeksionin.
Cristiano është një lloj trajneri i fitnesit për veten. Nga 7 fituesit e Topit të Artë që kam punuar ai është padyshim më i fuqishmi.”