SPORT, 15 Qershor 2021, 14:34

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia, Partizani e Laçi mësojnë kundërshtarët e turit të parë

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia, Partizani e Laçi mësojnë

Vllaznia, Laçi dhe Partizani mësojnë kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundin e parë kualifikues të kompeticionit më të ri europian, Conference League. Kështu, Vllaznia, nënkampione e Shqipërisë sezonin që lamë pas, do të përballet me Široki Brijeg të Bosnjë Hercegoninës. Një short i kënaqshëm për kuqeblutë e trajnerit Tomas Brdaric, pasi shmangën skuadrë më të fortë, Ferhevar të Hungarisë. Kuptohet që objektivi minimal i skuadrës shkodrane është kalimi i raundit të parë.

Partizani ndërkohë ka peshkuar skuadrën moldave, Sfintul Gheorghe. Në fakt, të kuqtë që në ndarjen e skuadrave në vazo ishin të qartë se do të kishin përballë një kundërshtar ne letër të kalueshëm. Shorti shmangu një derbi shqiptarësh me Llapin e Kosovës, që u vu përballë Shkupit.

Goglat i rezervuan si kundërshtare Laçit skuadrën malazeze, Podgorica. Vështirë të thuhet nëse kurbinasit ishin me apo pa fat, pasi të gjitha skuadrat me të cilat mund të përballej ekipi i Duros ishin në nivel të përafërt.

Drita e Kosovës do të sfidojë ekipin nga Tuzi i Malit të zi, Decic, ndërsa Struga, e cila siguroi një kualifikimin historik në Kupat e Europës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të përplaset me skuadrën lituaneze Liepaja.

Ndeshjet e para do të luhen më 8 korrik, ndërsa sfidat e kthimit me 15 korrik ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 25 maj 2022, në “Air Albania”

Group 1

Levadia Tallinn (EST) vs St Joseph’s (GIB)

Inter Turku (FIN) vs Puskás Akadémia (HUN)

Dečić (MNE) vs Drita (KOS)

Sūduva (LTU) vs Valmiera (LVA)

 

Group 2

La Fiorita 1967 (SMR) vs Birkirkara (MLT)

Mons Calpe (GIB) vs Santa Coloma (AND)

Velež (BIH) vs Coleraine (NIR)

Domžale (SVN) vs Swift Hesper (LUX)

 

Group 3

Shkupi 1987 (MKD) vs Llapi (KOS)

Dinamo Batumi (GEO) vs Tre Penne (SMR)

Sfintul Gheorghe (MDA) vs Partizani (ALB)

Maribor (SVN) vs Urartu (ARM)

 

Group 4

Laçi (ALB) vs Podgorica (MNE)

Milsami Orhei (MDA) vs FK Sarajevo (BIH)

Noah (ARM) vs KuPS Kuopio (FIN)

Žilina (SVK) vs Dila Gori (GEO)

 

Group 5

FH Hafnarfjördur (ISL) vs Sligo Rovers (IRL)

Paide Linnameeskond (EST) vs Śląsk Wrocław (POL)

RFS (LVA) vs KÍ Klaksvík (FRO)

Bala Town (WAL) vs Larne (NIR)

 

Group 6

Fehérvár FC (HUN) vs Ararat Yerevan (ARM)

Gagra (GEO) vs Sutjeska (MNE)

Sileks (MKD) vs Petrocub-Hincesti (MDA)

Široki Brijeg (BIH) vs Vllaznia (ALB)

 

Group 7

Stjarnan (ISL) vs Bohemians (IRL)

Glentoran (NIR) vs The New Saints (WAL)

Sant Julià (AND) vs Gzira United FC (MLT)

Europa (GIB) vs Kauno Žalgiris (LTU)

 

Group 8

Dundalk (IRL) vs Newtown (WAL)

Spartak Trnava (SVK) vs Mosta (MLT)

Struga (MKD) vs Liepāja (LVA)

Racing FC Union Lëtzebuerg (LUX) vs Breidablik

Honka Espoo (FIN) vs NSÍ Runavík (FRO)