AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 14:30

Roma nuk i ndahet Hysajt, mbrojtësi shqiptar është pjesë e politikës së kryeqytetasve në merkato

Roma nuk i ndahet Hysajt, mbrojtësi shqiptar është pjesë e


Roma duket se është e bindur të investojë për të transferuar në merkato Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar nuk konsiderohet titullar nga trajneri Karlo Ançeloti dhe kërkon të largohet prej verës, por në atë periudhë të merkatos nuk u krijua mundësia.

25-vjeçari ka refuzuar mundësinë për të rinovuar, ndërsa edhe menaxheri i tij punon që të gjejë gjuhën e përbashkët me Napolin, teksa problem mbetet kërkesa prej 25 milionë euro e presidentit De Laurentis.

Ndërkohë, transferimi në Romë mund të jetë i realizueshëm edhe në janar, por verdhekuqtë fillimisht duhet të lirohen nga Zapakosta.

Sakaq, një tjetër aspekt që i shtyn kryeqytetasit të investojnë te Hysaj, është edhe politika e re në klub për të investuar te futbollistët nën 27-vjeç.