TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kalendari i kësaj jave në Serinë A rezervon një sfidë të mbushur me histori siç është ajo mes Juventusit dhe Milanit. Megjithatë, fatkeqësisht kuqezinjtë në vitet e fundit nuk kanë qenë në lartësinë për të konkurruar bardhezinjtë si në vitet e arta të Serisë A.
Por, pavarësisht këtij fakti ‘Djalli’ do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Torinos për një rezultat pozitiv, i cili mund të jetë edhe pika e kthesës në sezonin e të besuarve të trajnerit Stefano Pioli.
Edhe pse statistikat i kanë krejtësisht kundra tyre. Pasi nëse iu hedh një sy atyre, Milani nuk ia ka dalë të marrë asnjë pikë në tetë përballjet të cilat janë zhvilluar në stadiumin e ri të Juventus. Një mallkim të cilin kuqezinjtë do tentojnë ta kalojnë këtë herë, ndërsa nga ana tjetër bardhezinjtë do të kujdesen që makthi i Milanit në stadiumin e tyre të zgjasë edhe më shumë.
Megjithatë, çdo ndeshje është një histori më vete dhe Milani do të provojë në këtë moment të vështirë që po kalon, të gjejë forcën dhe kurajon për t’u përballur me kampionët e Italisë.
Tetë ndeshjet e luajtura në stadiumin e ri të Juventus:
02.10.2011 Juventus- Milan 2-0
21.04.2013 Juventus- Milan 1-0
06.10 2013 Juventus- Milan 3-2
07.02. 2015 Juventus- Milan 3-1
21.11.2015 Juventus- Milan 1-0
10.03.2017 Juventus- Milan 2-1
31.03.2018 Juventus- Milan 3-1
06.04. 2019 Juventus- Milan 2-1.