AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 11:55

VIDEO/ Protestë kundër betonizimit të plazhit, qytetari shtrihet para betonierës në Sarandë

VIDEO/ Protestë kundër betonizimit të plazhit, qytetari shtrihet


Një protestë kundër betonizimit të plazhit është zhvilluar në Sarandë, ku nuk kanë munguar as tensionet.

Një prej qytetarëve është shtrirë përpara betonierës, në mënyrë që të pengonte punën e saj.

Irritimi i qytetarëve vjen për shkak të betonizimit të plazhit të Centralit.

Firma kontraktore ka hedhur zhavorr tek pjesa e Centralit, dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e fortë të qytetarit.