TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jurgen Klop ka vlerësuar maksimalisht talentin e Kilian Mbape, megjithatë tekniku gjerman tregohet realist kur pyetet nëse Liverpuli i tij ka mundësi ta transferojë.
Tekniku shprehet se financiarisht kjo është diçka e pamundur, ndërsa thekson se për momentin nuk shikon asnjë klub tjetër europian të ketë mundësinë për ta transferuar sulmuesin francez.
“Nuk ekziston as edhe mundësia më e vogël të transferojmë Mbape. Nga ana sportive, nuk shumë arsye për të mos e transferuar atë. Çfarë lojtari që është! Por, këtu bëhet fjalë për paratë.
Nuk ka mundësi. Dhe për momentin nuk shoh asnjë klub që mund të blejë Kilian Mbape nga PSG, kështu e mendoj”, u shpreh Klop.