AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 12:06

Trajneri i Arsenalit gati të marrë vendimin drastik për Xhakën: Nuk e di nëse...

Trajneri i Arsenalit gati të marrë vendimin drastik për


Granit Xhaka është kthyer në një çështje te Arsenali. Reagimi i mesfushorit shqiptar kundër tifozerisë së tij në momentin kur u zëvendësua gjatë një ndeshje, shkaktoi zemërim të madh.

Xhaka nuk është grumbulluar në katër ndeshjet pasardhëse me Arsenalin pas atij gjesti, ndërsa i është hequr edhe shiriti i kapitenit.

Ndërkohë, trajneri Unai Emeri është shprehur se nuk mund të thotë nëse Xhaka do të përfaqësojë sërish londinezët.

“Na nevojitet një lojtar si Granit Xhaka. Por gjithashtu, nuk e di nëse ai do të luajë sërish për ne. Nuk mund ta them, nëse është ai mundet në mendjen e tij të vazhdojë të ndihmojë dhe të mbrojë fanellën e Arsenalit. Mendoj se koha do ta tregojë”, u shpreh Emeri.