TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej kohësh qarkullojnë lajme se Milani do të ndërrojë pronësi, me emrin më të përfolur atë të Bernard Arnault.
Pronari i firmës së njohur të veshjeve “Louis Vuitton”, thuhet se është në tratativa me pronarët e Milanit, për ta marrë ekipin italian.
Megjithatë për t’i shuar përfundimisht këto zëra, ka menduar vetë Arnault, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “ Unë nuk e di se nga dalin këto lajme të tilla. Unë e dua Milani, por e përsëris edhe njëherë se nuk jemi të interesuar për ta blerë.”
Në këtë mënyrë të gjitha shpresat e tifozëve të Milanit, të cilët ishin të gëzuar se ekipin e tyre do ta merrte një pronar shumë i pasur, janë shuar.