TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi për ndarjen nga jeta e Kobi Brajant në një aksident tragjik me helikopter ku së bashku me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare, i ka prekur të gjithë.
Kjo e ka prekur jashtë mase shumë gazetaren e ESPN, Ele Dankan, e cila ka treguar edhe një histori të veçantë mes saj dhe legjendës së basketbollit.
Ajo tregon një moment kur e ka takuar për herë të parë Kobi Brajant dhe asokohe gazetarja ishte shtatëzënë.
Ndërkohë që ishte e përlotur gjatë transmetimit live, Dankan tregon se Brajant menjëherë sapo e pa atë bisedoi duke e pyetur për fëmijën që kishte në bark.
Ele tregon se ajo u afrua të bënte një foto me të dhe në bisedë e sipër ai i tregoi shumë për jetën e tij, duke dhënë se njëra nga vajzat do të ndiqte gjurmët e babait të tij për tu bërë basketbolliste.
Pikërisht këtë histori gazetarja e ka treguar live, teksa gjatë tregimit është përlotur, duke emocionuar edhe shumë njerëz të tjerë.
https://twitter.com/i/status/1222004310495633408