AKTUALITET, 2 Prill 2018, 19:05

Robert Ndrenika: Edi Rama, na lër të qetë…

Robert Ndrenika: Edi Rama, na lër të qetë…

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, kërkoi mendimin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, dhe u shpreh se Edi Rama duhet të lërë të qetë aktorët me PPP-të që planifikon.

Sipas Ndrenikës, teatri ekzistues qëndron edhe 70 vite të tjera.

“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP pot ë ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë.

E kam parë këto ditë më vëmendje këtë sallë që është lyer dhe këtë që nuk është lyër.

Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë për këtë unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera.

Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot. Se ai do PPP se nuk ka nga vete. Të presim dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu. Mbasi të PPP-jë ai ne të mendojmë të bëjmë dhe të zgjedhim rrugën që duhet. Të paktën të na lerë të qetë”, – u shpreh Ndrenika në protestën e sotme të aktorëve për Teatrin Kombëtar.