AKTUALITET, 2 Prill 2018, 18:40

Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, dy vite më parë kishte kryer një plagosje të rëndë

Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, dy vite më parë
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili ishte dënuar për plagosje me dashje.

Njoftimi i policisë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një të ri, i cili akuzohet për veprën penale “plagosje me dashje”

Elsid Ramja 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër është arrestuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.10484, datë 11.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.