AKTUALITET, 2 Prill 2018, 15:27

Procedohen tetë persona pas protestës në Tiranë, zbardhet akuza

Procedohen tetë persona pas protestës në Tiranë, zbardhet
Pas protestes 2-ditore para Drejtorisë se Policisë ne Tiranë, janë proceduar tetë persona me akuzen e tubimit të paligjshëm në kryeqytet.

Personat kane protestuar per lirimin e banoreve nga Kukesi, te cilen po mbahen ne paraburgim.

"Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e Policise.