TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sa herë që kanë parë qytetarët të ngrihen me hunj e t’u vënë flakën në protesta, pushtetarët përdorin të njëjtin fjalor.
Edi Rama tentoi ta banalizojë protestën e kuksianëve kundër taksës në Rrugën e Kombit, kur i quajti “vandalë” ata që sulmuan pikën e konçensionarit.
Natyrshëm, fjalët e Edi Ramës të sjellin në kujtesë breshëritë e sharjeve (jo të plumbave) që lëshoi Sali Berisha dhe Ilir Meta për ata që protestuan në 21 Janar, kur i quajtën kriminelë, fundërrina, kokëpalarë, mercenarë etj.
Teknika e propagandës mbetet e njëjta.
Duke i konsideruar protestuesit thjesht dhe vetëm shkelës të ligjit, pushtetarët refuzojnë të marrin përgjegjësitë para qytetarëve, refuzojnë llogaridhënien para taksapaguesve dhe “me forcën e ligjit” nisin ndëshkimet.
Me këtë formë reagimi, si Rama sot, ashtu edhe Berisha me Metën dje, refuzojnë të pranojnë arsyen e vërtetë që ngre në këmbë popullin. E vërteta e thjeshtë për t’u konstatuar: vjedhja e taksave dhe pronës publike nga politikanë hajdutë, që bashkëpunojnë me oligarkët e tyre.
Video më poshtë:
lapsi.al