TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deri në mars të 2019-ës, plot 300 shqiptarë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e projektit FORMA, për të lehtësuar kështu rrugën e tyre drejt bashkimit familjar në Itali. Përfitues të këtij projekti janë fëmijët, bashkëshortët dhe prindërit e shtetasve të huaj që kanë aplikuar për bashkim familjar, ku përfshihet edhe vendi ynë.
Drejtoresha e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon se “FORMA” është rruga e bashkimit familjar për në Itali, e më tej shpjegon se pjesëmarrja e përfituesve në aktivitetet e propozuara paraqet një mundësi të çmuar për të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë në menaxhimin e dokumenteve dhe procedurave të nevojshme për hyrjen në Itali; e për të fituar aftësi qytetare dhe gjuhësore.
Çfarë synon projekti FORMA?
Projekti FORMA synon të kualifikojë dhe të lehtësojë rrugën e bashkimit familjar nëpërmjet trajnimeve para nisjes. FORMA vë në dispozicion të përfituesve një sistem shërbimesh duke i kushtuar vëmendje të veçantë çështjeve të tilla si njohja e gjuhës italiane, kultura qytetare, studimi i trashëgimisë kulturore dhe vlerave të Italisë. Për zbatimin e projektit FORM@ bashkëpunojnë 4 patronët CePa (INCA, INAS, ITAL dhe Patronato ACLI) me INCA CGIL si partner kryesor në partneritet me SHOQATËN GJENERATA E RE ITALO-KINEZE, ANOLF, UNIRAMA S.A.S. dhe Shkollën Ndërkombëtare të Gjuhës.
Cilët janë përfituesit e këtij projekti?
Përfituesit e projektit janë fëmijët, bashkëshortët dhe prindërit e shtetasve të huaj që kanë aplikuar për bashkim familjar nga vendet e mëposhtme: Shqipëria, Kina, Egjipti, Ekuadori, Maroku, Moldavia, Peruja, Senegali, Tunizia dhe Ukraina. Numri i përgjithshëm i përfituesve shkon në mbi 5000 (kujtojmë se nga viti 2011 deri më sot hyrjet për bashkim familjar janë motivi i parë për hyrjen në vendin tonë). Në Shqipëri do të përfitojnë plot 300 shqiptarë nga ky projekt deri në mars të 2019-ës.
Në çfarë konsiston ekzaktësisht FORMA?
Projekti FORMA vepron nëpërmjet përfshirjes së të gjithë anëtarëve të familjes, jo vetëm të atyre që bëhen gati për t’u larguar, por edhe të aplikantit, duke njohur dhe vlerësuar rolin e tij si protagonist dhe lehtësues i të gjithë rrugëtimit. Gjithashtu, ky projekt vepron duke vënë në dispozicion një sistem shërbimesh, që përfshijnë: informacion, ndihmë në menaxhimin e proçedurave të hyrjes, orientim dhe formim qytetaro-gjuhësor. Më tej operon nëpërmjet nxitjes së proçeseve reale dhe të qëndrueshme të integrimit të përfituesve, duke siguruar njohuri dhe kompetenca të dobishme për pjesëmarrjen aktive në jetën shoqërore të vendit tonë, të vetëdijshëm për të drejtat dhe detyrimet e parashikuara nga ligji italian.
Si mund të bëhen pjesë e projektit FORMA të interesuarit?
Rrugëtimi aktivizohet në Itali në momentin kur bëhet kërkesa për autorizim në një nga zyrat territoriale të Patronateve pjesëmarrëse në Projekt. Mjeti që lejon pjesëmarrjen në Projektin FORMA është Marrëveshja e Shërbimit, në të cilën ndahen dhe nënshkruhen objektivat e kësaj ndërhyrjeje, veprimet e programuara dhe angazhimet e marra përsipër nga të gjitha palët.
Çfarë duhet të bëjë specifikisht aplikanti dhe familjarët e tij?
Aplikanti duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Shërbimit, të kontaktojë familjarët e tij për t’i orientuar ata në strukturat e projektit të pranishëm në vende të ndryshme, duke nxitur përfshirjen e tyre në aktivitete dhe duke mbështetur pjesëmarrjen e tyre në kursin e asistencës, orientimit dhe trajnimit. Ndërkohë familjarët që i bashkohen aplikantit duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në shërbimet dhe iniciativat e planifikuara, si dhe të përdorin platformën e mësimit në distancë që do të vihet në dispozicion për përvetësimin e aftësive qytetaro-gjuhësore.
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga ky program?
Pjesëmarrja e përfituesve në aktivitetet e propozuara paraqet një mundësi të çmuar për të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë në menaxhimin e dokumenteve dhe procedurave të nevojshme për hyrjen në Itali; për të fituar aftësi qytetare dhe gjuhësore, pra që të kuptojnë identitetin, kulturën dhe vlerat e vendit të destinacionit si dhe për të promovuar ato aftësi dhe kompetenca që janë në gjendje të lehtësojnë pajtueshmërinë e angazhimeve të marra me Marrëveshjen e Integrimit pas hyrjes në Itali.
A mund t’i shpjegoni më specifikisht fazat nëpër të cilat do të kalojë ky projekt?
Aktivitetet e planifikuara të projektit janë të ndara në: një fazë e parë përgatitore, përmes krijimit të fletëpalosjeve të thelluara të 10 vendeve, objekt i aktiviteteve dhe përpunimin e profilizimit të përfituesve të trajnimit para nisjes. Më tej është një fazë e dytë, në të cilën do të përpunohet materiali informues i një natyre qytetare-gjuhësore me mjete me shumë kanale dhe me shumë nivele; si dhe një fazë e tretë që konsiston në marrjen përsipër të më shumë se 5000 përfituesve, që të përdorin shërbimet e planifikuara një fazë e katërt e kthimit të veprimeve të projektit, edhe nëpërmjet realizimit të një raporti mbi temën e politikave për sa i përket ribashkimit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përsëritjes dhe qëndrueshmërisë së modeleve të testuara.
A do të kryhet një trajnim gjuhësor për ata që do të bëhen pjesë e projektit?
Trajnimi gjuhësor synon të arrijë një njohuri të parë bazë të gjuhës italiane. Kursi do të zhvillohet përmes një aplikacioni funksional shumëgjuhësh për një mënyrë të mësuari në distancë dhe, gjithashtu, me 10 orë kurs në zyrën e Patronateve në vendet e origjinës. Brenda kursit të trajnimit do të organizohen testet specifike verifikuese që do t’i lejojnë përdoruesit të ketë qasje të drejtpërdrejtë në njësitë mësimore, të cilat i përputhen më mirë nivelit të kompetencave dhe aftësive të secilit. Formimi me karakter qytetar-kulturor do të organizohet sipas katër fushave kryesore tematike.