TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane e Cesano, ka sekuestruar mbi 40 kg marihuanë dhe 9 mijë euro kesh gjatë një operacioni ku kanë kontrolluar një banesë që përdorej nga një bandë trafikantësh droge, që përbëhej nga dy çifte shqiptarësh dhe rumunesh.
Policia kishte lokalizuar një shtëpi në periferi të Cesano Maderno, në të cilën banonin dy burra shqiptarë të moshave 31 dhe 40 vjecarë, me precedentë penalë dhe nga partneret e tyre, të dyja 29 vjecare, rumune.
Në fund të një periudhe të gjatë që ata ishin mbajtur nën vëzhgim, policia ndërhyri dhe u fut në apartament, duke zbuluar një total prej 41.5 kg marihuanë dhe rreth 10 gram kokainë, të fshehura në çanta dhe dollape.
Gjatë bastisjes policia gjeti gjithashtu një automatik me 10 plumba, të vjedhur në Paderno Dugnano nëntorin e kaluar dhe më shumë se 9 mijë euro kesh dhe 7 smartphone.
Të arrestuarit u dërguan në burgun e Monza dhe femrat rumune në burgun e San Vittore.