TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një numër i madh studentësh po protestojnë sot përpara godinës së Parlamentit në një kohë që brenda saj zhvillohet seanca plenare.
Ashtu siç kishin paralajmëruar, me pankarta në duar e thirrje të vazhdueshme, studentët vijojnë të refuzojnë ofertat e kryeministrit Edi Rama për dialog dhe kërkojnë plotësimin e 8 kushteve.
Për këtë tubim, studentët ngritën një podium ku kishte një foni me 5 bokse që zëri i tyre të dëgjohej sa më shumë.
Por, për shkaqe ende të paditura, energjia elektrike në zonën rreth parlamentit është shkëputur për të paktën 20 minuta.
Studentët kanë marrë megafonin duke thirrur: “Po na hiqet zëri, po na heqin të drejtën për të folur”.
Ata gjithashtu kanë ngritur në shenjë proteste letra të bardha.