TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mohuar publikisht nga foltorja e Kuvendit se profesor Edmond Tupja dhe studentët protestues, janë proceduar penalisht nga Policia e Shtetit.
Lleshaj tha se ky informacion mund të konfirmohej lehtësisht në Prokurori nga avokatët e 25 personave të përmendur dje në media, por kjo nuk është bërë. Gjithsesi, ai theksoi se ka nisur procedurat kundër zyrtarëve të policisë që nuk përgënjeshtruan në kohë lajmin që u përhap dje.
“Po e theksoj edhe njëherë se nuk ka patur asnjë procedim penal ndaj asnjë pedagogu apo studenti protestues. Kam filluar procedurat për ata punonjës të policisë që nuk kanë përgënjeshtruar këtë lajm që mori përmasa të mëdha”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Ditën e djeshme u raportua për një listë me 25 persona që ishin proceduar penalisht për shkak të pjesëmarrjes në protestë.
Reagimet e ashpra në opinionin publik, detyruan sot ministrin Lleshaj të përgënjeshtronte sot lajmin.