AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 11:07

Salianji-Ramës: Je ngelës e hajdut! S’ka më sezon për ty

Salianji-Ramës: Je ngelës e hajdut! S’ka më sezon për

Tensione që në nisje të seancës plenare, ku deputetë të PD-së dhe LSI u kapën me kryeministrin Edi Rama për çështjen e studentëve.

Sapo ky i fundit doli në foltoren e Kuvend, shumë pranë tij shkoi edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, ndërsa kolegët e tij të opozitës protestuan në këmbë.

Sapo Rama nisi të fliste Salianji iu drejtua kryeministrit me fjalët “Ti je ngelës”, ‘S’ka më sezon për ty”, ndërsa hedh në drejtim të tij disa fletë nga ligji i Arsimit.

Për të parandaluar precipitimin e situatës, ndërhyri edhe Garda, ndërsa kryeministri kërkoi që ata të largoheshin.

Ndërkohë herë pas here ndërhynte edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku kërkoi që deputetët opozitare të uleshin në vendet e tyre.