LIFESTYLE, 5 Mars 2018, 11:56

Rita Ora surprizon me pamjen e saj në mbrëmjen e “Oscar 2018”

Rita Ora surprizon me pamjen e saj në mbrëmjen e “Oscar

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte pjesë e darkës së “Oscar 2018” e organizuar nga “Vanity Fair” dhe “Apple Music”. Edhe pse ajo nuk ishte e nominuar për ndonjë nga kategoritë e çmimeve “Oscar”, nuk mungoi në mbrëmjen gala të organizuar me këtë rast.

Këngëtaren shqiptare që e kemi parë edhe në rolin e aktores në filmin “Fifty Shades of Grey”, kishte zgjedhur të shfaqej mjaft sharmante në mbrëmjen e “Oscar”.

Rita u shfaq tepër elegante me një fustan të kuq të gjatë dhe me thekë. E kuruar në çdo detaj, që nga flokët, make-up-i dhe veshja, shqiptarja i suprizoi të gjithë me veshjen e saj duke u shfaqur si një yll i vërtetë.

[gallery ids="77279,77278,77277,77276"]