TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një program enkas për të shoqëruar eventin e ndarjes së Çmimeve Oscar u realizua në Top Channel.
Nën moderimin e Ledion Liços, në një studio të ngrohtë, përshtatur rehatisë së shijes së Oscar-ve si nga shtëpia, do të diskutuan një sërë të ftuarish.
Pas pjesës së parë, me komentuesit e anës teknike të filmave, si Ermir Joinka, Genc Përmeti, Erion Bubullima, Andi Proda, Jonida Beqo, Elkjana Gjipali, vëmendja kaloj tërësisht te shkëlqimi në tapetin e kuq.
Në studion e Top Channel është ndërruar paneli, teksa së bashku me prezantuesin Ledion Liço, ishin edhe:
Lori Hoxha – Producente/ Trend Setter
Niko Komani – Kurator imazhi
Odeta Banushaj – Redaktore mode
Edrit Mërtiri – Fashion Photographer.
Të ftuarit biseduan dhe komentuanë veshjet e pjesëmarrësve në Dolby Theatre, teksa shoqëroj ceremoninë e kalimit mbi Tapetin e Kuq.
Ndërsa ky vit i jep mundësinë më të madhe filmit “Forma e Ujit” të Guillermo Del Toros për të marrë statujën e artë të filmit më të mirë, apo edhe për regjisorin më të mirë, sërish eksperienca ka treguar që surprizat e nates së mbrëmshme ishin të paparashikueshme.
E ndërsa Oscar është një edicion special, pasi vjen pas skandalit seksual të shtatorit që vuri në dyshim edhe ekzistencën e kësaj nate, ka edhe një politikë të tërë kundër diskriminimit, megjithatë ende nuk kemi një fitues gay të statujës së artë.
[gallery ids="77237,77236,77228,77226,77234,77233,77232,77230,77229,77227,77225,77221,77220"]