LIFESTYLE, 3 Mars 2018, 14:06

Bebe Rexha në hall, s’ka fustan që ia nxë të pasmet!

Bebe Rexha në hall, s’ka fustan që ia nxë të pasmet!

Bebe Rexha mori pjesë dje në festën e organizuar para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”. Instagrami i këngëtares u mbush me video dhe foto nga përgatitja, duke filluar nga depilimi e deri te veshja.

Por video më e veçantë ishte ajo video ku Bebe po përgatitej të vishte një super fustan elegant, që fatkeqësisht nuk i bënte.

Meqë ai fustan nuk ishte numri i saj, këngëtarja kthehet prapa dhe tregon se si i ka mbetur tërësisht i hapur te të pasmet e saj bombastike.

Duke mos e pasur fare kompleks, Bebe e publikoi videon në Instagram duke shkaktuar mjaft humor.

Më pas këngëtarja u shfaq e veshur e tëra në të zeza, mjaft joshëse në ekspozimin e linjave bombastike, kurse flokët i kishte të kapura.

[gallery ids="76708,76706,76707"]