TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ata janë dy emra të njohur të muzikës turbofolk. Prej vitesh janë të angazhuar në muzikën ‘live’ në kryeqytet dhe me koncertet e festat në diasporë. Gjithashtu i kemi parë edhe në bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptar.
Mandi Nishtulla dhe Marsel Ademi janë dy këngëtarët që na kanë befasuar me historinë e tyre. Marseli i ftuar në “Zonë e Lirë” zbuloi se ai dhe Mandi janë vëllezër binjak, por janë ndarë që në fëmijëri nga familjarët.
Marseli tregoi se si prindërit e tij biologjik ia bënë dhuratë atë dajës së tij sepse ata nuk kishin mundësi të kishin fëmijë. Të vërtetën e mësoi kur ishte vetëm 8 vjeç, por kjo nuk ndryshoi asnjë gjë në raportin e tij me prindërit që e rritën dhe prindërit biologjik.
“Unë jam ky që jam falë prindërve të mi. Më kanë rritur me të gjitha të mirat dhe u jam shumë mirënjohës”, tha Marseli në “Zonë e Lirë” teksa tregoi historinë e jetës së tij.
Pavarësisht se u rritën nga dy familje të ndryshme, Mandi dhe Marseli kanë qenë gjatë gjithë jetës bashkë dhe të dy shfaqën talentin dhe pasionin për muzikën.
