LIFESTYLE, 3 Mars 2018, 12:43

Motra e Beyonce jep lajmin shokues për fansat

Motra e Beyonce jep lajmin shokues për fansat

Motra e vogël Beyonce ka bërë një deklaratë shokuese në një intervistë të dhënë së fundmi për “Billboard”.

Teksa ka pozuar për numrin e ri të kësaj reviste në disa foto bardhë e zi, ajo ka zbuluar se nuk është më e interesuar për muzikën.

Momentalisht ka vendosur të heqë dorë nga karriera e saj muzikore, pasi jo vetëm që nuk ndjen frymëzim për prodhimin e këngëve të reja, por gjithashtu ky profesion nuk i duket më interesant.

Edhe pse nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë tashmë që është larguar nga muzika, Solange ka theksuar se mund t’i rikthehet përsëri këndimit.

Ky lajm ishte shokues për fansat e saj, sidomos pas suksesit që hiti “Seat at the Table” pati. Kjo prurje e 31-vjeçares u rendit në vendet më të mira në “Billboard 200” ku ajo së bashku me “Lemonade” të Beyonce, ishin dy motrat e para që shënuan një sukses të tillë brenda vitit.

[gallery ids="76666,76665,76664,76662"]