TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon këtë fundvit disa ditë të mira pushimi.
Ajo bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz St. Barths, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive në prag të festave të fundvitit.
Rita vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Nuk janë të rralla rastet kur ajo shpesh ri-shpërndan edhe imazhet që faqet e fansave i punojnë për të.
Së fundmi, këngëtares shqiptare i ka pëlqyer shumë mënyra se si një faqe ka krijuar versionin e Ritës, sikur të ishte një nga personazhet e serialit të famshëm “The Simpsons”.
Bëhet fjalë për fustanin e hapur që Ora kishte veshur në një event të UNICEF-it në vitin 2018.
“Së shpejti”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur se i ka pëlqyer ‘konvertimi’ në një ‘simpson’, të bërë nga faqja e fansave të saj.
