TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të dielën në mbrëmje, në natën finale të “Festivalit të Këngës” do të ngjiten 12 artistë në skenë.
Mes tyre edhe Robert Berisha, i cili konkuron me këngën “Ajo nuk është unë”. Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe që në fillim u mendua si një dedikim për Norën.
Ndërsa, në rrjetet sociale ka qarkulluar lista e pretendentëve për të fituar dhe sigurisht komentet kanë qenë nga më të ndryshmet.Disa prej tyre nuk bien dakord me vendimin e jurisë dhe një komentues tregon pakënaqësi për Robert Berishën.
“Pupupupupu. Rroftë “meritokracia”. Kandidatë për të fituar Robert Berisha dhe Gena”, shkruan komentuesja. Menjëherë Roberti i është kundërvënë komentueses duke shkruar:
“Pse nuk të ftuan në juri ty eksperte e muzikës. Ik futja gjumë e ha molla, se ti qenke në shpirt si mbiemri yt”, shkruan Robert Berisha.