AKTUALITET, 9 Maj 2021, 11:39

Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë pyjet e Oroshit në Mirditë

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në Mirditë.

Prej orësh flakët e zjarrit po shkaktojnë dëme të mëdha në pyjet e Oroshit.

Zjarri ka rënë në malet e Bulsharës në Orosh të Mirditës, ndërsa ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë.

Fatmirësisht deri tani nuk rrezikohet zona e banuar.