AKTUALITET, 9 Maj 2021, 09:21

Gjendet pa shenja jete një person në Lezhë, dyshimet e para

Gjendet pa shenja jete një person në Lezhë, dyshimet e para

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë.

Policia bën me dije se viktima ende i paidentifikuar është gjetur në rrugë pa shenja jete në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit”.

Ndërkohë paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.