TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shkruan se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në katër muajt e parë te vitit.
Ndërsa thekson se çdo ditë dalin në dritë prova dhe fakte, Tabaku deklaron se “Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve”.
Tabaku thekson se shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral. “Ate po bej vleresimin e punes se Rames qe nga viti 2019 deri ne janar 2021 nuk ka dhene asnje fond per rindertimin.
Befas, ne kundërshtim me ligjin elektoral shpërndau 124 mln euro nga 1 Janari ne 24 prill 2021. Sipas ligjeve ne fuqi kjo pune është krim elektoral.
Ndaj duhet vleresuar si i tille nga institucionet përkatëse”, shkruan Tabaku ndërsa i përgjigjet një qytetari.
Postimi i plotë:
Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.
Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.
Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit,...
Posted by Jorida Tabaku on Sunday, May 9, 2021