AKTUALITET, 9 Maj 2021, 11:32

Dyshohet se humbën jetën për shkak të kërpudhave, mjekët: Tre familjarët nuk na informuan çfarë kishin konsumuar

Dyshohet se humbën jetën për shkak të kërpudhave,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku kanë humbur jetën tre anëtarë të një familje nga Gjilani.

Ata kanë një shtëpi në një resort në Gjirin e Lalzit dhe prej disa ditësh kishin mbërritur nga Kosova për të pushuar në Durrës. Ditën e enjte vendosën të shkojnë në piknik dhe kishin mbledhur kërpudha.

Ndërkaq më pas ato janë kthyer në banesë dyshohet se i kanë gatuar e konsumuar kërpudhat, ku mësohet se pas 6 orësh janë ndjerë keq dhe i janë drejtuan për ndihmë qendrës shëndetësore në Manzë.

Pasi morën mjekim u kthyen në banesë. Po mjekimi me sa duket nuk i ndihmoi që të përmirësoheshin dhe u kthyen sërisht tek qendra shëndetësore.

Mjeket i dërguan në spitalin e Durrësit në gjendje të rënduar, raporton Abc News.

Këta të fundit i nisën në Tiranë ku dhe ndërruan jetë. Trupat janë tërhequr nga familjarët e tyre dhe sot bëhet varrimi në Gjilan.

Ndërkohë dy mjekët e qendrës shëndetësor Manzë, Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqjan janë proceduar në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm.

Burime nga policia tregojnë në deklaratën e tyre mjekët kanë thënë se nuk janë informuar nga viktimat se çfarë kishin konsumuar.