AKTUALITET, 8 Maj 2021, 23:40

Helmimi nga kërpudhat, shkak i tragjedisë me tre të vdekur të familjes kosovare në Shqipëri. Policia procedon penalisht dy mjekë

Helmimi nga kërpudhat, shkak i tragjedisë me tre të vdekur

Zbardhet detaje nga vdekja e tre anëtarë e tëfamiljes Haliti nga Gjilani i Kosovës. Burime nga policia bënë me dije se tre familjarët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara.

Po sipas të njëjtave burimeve, ngjarja ka ndodhur katër ditë me oarë, ku mësohet se tre familjarët jane derguar fillimisht ne spitalin e Durrësit, e me tej per trajtim me te specilizuar në Tiranë.

E para qe ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Nga dëshmitë e siguruara nga grupi hetimor thuhet se ata kane mbledbur kërpudha në pyll për t’i konsumuar më pas. Policia nisem hetimet me prokurorine. Familja Haliti kishte blerë një banesë në zonen e Gjirit te Lalzit.

Sakaq policia ka proceduar penalisht për vepren ‘mjekim i pakundesshëm’ dy mjekë të qendres shëndetesore në Manez.

Njoftimi i policise:

Manëz/Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.