AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 16:05

Rihapja e garës për Teatrin, Budina: BE u tregua diplomatike, ndryshe rrëzohej qeveria!

Rihapja e garës për Teatrin, Budina: BE u tregua diplomatike, ndryshe

Regjisori Robert Budina i ftuar në Fax News u shpreh sot se beteja për Teatrin do të vijojë, edhe pas tërheqjes së qeverisë për të rihapur garën për komoani të tjera përveç ”Fusha shpk”.

Budina u shpreh se e gjitha kjo është antiligjore dhe antikushtetuese. Duke iu përgjigjur akuzave të Shalsit bërë sot se artistët që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit janë të kapur nga opozita, Budina u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë, duke theksuar se edhe Europa e ka thënë qartë se qeveria ka shkelur ligjin.

Sipas Budinës nëse Komisioni Europian nuk do të jepte një përgjigje diplomatike, qeveria do të ishte e rrëzuar për shkak se ka shkelur hapur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

‘’Unë dua të kundërshtoj zotin Shalsin kur thotë se ajo godinë nuk ka vlera, pasi ai nuk merr vesh fare nga trashëgimia kulturore. Dhe pika e dytë që ai përdor si argument është që opozita nuk ka bërë asgjë për Teatrin, ne nuk mund të vazhdojmë me këtë logjikë, se i bie që vendi të mos ketë asnjë përparim dhe zhvillim.

Europa është e kujdesshme, pasi nuk tha që është shkelur MSA-ja pasi ndryshe do të rrëzohej qeveria. Ne nuk do të lejojmë që të shkelen ligjet dhe Kushtetuta në vendin tonë, me justifikimin se kjo bëhet për të ndërtuar teatrin e ri kombëtar. Vetë zoti Rama e ka futur Teatrin në zorë të mbrojtur në kohën kur ka qenë ministër i kulturës, ndërsa tani ka vendosur që ta fshijë nga harta”, u shpreh Budina.