TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë vijuar edhe këtë javë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar në vendet e ndryshme të botës, për shkak të mbylljes së kufijve.
Sot pasdite në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një avion nga Frankfurti.
Siç raporton Ora News, janë 131 pasagjerë të të gjitha moshave dhe një shtetas i huaj.
Po ashtu në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë vënë në dispozicion të të riatdhesuarve edhe katër autobusë, të cilët do ti transportojnë ata në hotelet ku do të karantinohen.
Po ashtu mësohet se riatdhesime do të vazhdojnë edhe në fundjave.
Nesër do të ketë një fluturim nga Brukseli dhe pasnesër nga Vjena.