AKTUALITET, 25 Prill 2020, 19:30

Në Spanjë, rekord punonjësish shëndetësorë të infektuar me koronavirus

Në Spanjë, rekord punonjësish shëndetësorë të

Spanja është vendi me numrin më të madh të profesionistëve shëndetësorë të infektuar me koronavirus në botë, sipas të dhënave zyrtare. Kështu shkruan gazeta spanjolle “El Pais”.

Një raport i botuar të enjten nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tregon se, 20% e rasteve të regjistruara në Spanjë kanë të bëjnë me këtë grup, në Itali kjo përqindje bie në 10%, megjithëse në Lombardi, epiqendra e epidemisë në vend, përqindja është gjithashtu 20%.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi dje se infeksionet midis mjekëve dhe infermierëve tani arrijnë në 35.295, 940 më shumë sesa të enjten.

Në Shtetet e Bashkuara, punëtorët e kujdesit shëndetësor me infeksion arrijnë në 3% dhe në Kinë në 3.8%.

/TPZ.al/