AKTUALITET, 25 Prill 2020, 16:42

Monika Kryemadhi: Na shikoni ne që bëjmë si pjeshka blloku kur postojmë në Instagram, por nuk është kjo jeta. Shqiptarët do ta shqyejnë Ramën

Monika Kryemadhi: Na shikoni ne që bëjmë si pjeshka blloku kur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi shprehet se, shefi i qeverisë do të ketë një fund të keq. Ajo thotë se, vetëm 6% e shqiptarëve e mbështesin Ramën teksa komentoi sondazhet e fundit të bëra publike.

Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se, sot 80% e shqiptarëve s’kanë bukë të hanë dhe se nuk është jeta ajo që shfaqet në rrjetet sociale.

Sipas saj, ai e ka shtyrë vendin drejt një lufte ekonomike.

Na shikoni ne që bëjmë si pjeshka blloku kur postojmë në Instagram. Nuk është kjo jeta. S’kemi bukë të hamë. Shqiptarët do ta shqyejmë Ramën se ri në Instagram, Facebook e Tik Tok duke postuar. Kjo është luftë ekonomike”, thotë Kryemadhi në Ora News.