TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i afërm i familjes së infektuar me COVID-19, në Mirditë, ka treguar sot një tjetër version të ngjarjes. Në një intervistë në Ora News, dhëndri i familjes shprehet se, prindërit kanë qenë me COVID-19, para se të vizitoheshin nga i biri dhe kanë qenë ata që e kanë infektuar.
Gjon Caka, i afërmi i familjes ka rrëzuar dhe versionin e Ramës, i cili fajësoi djalin për infektimin e prindërve.
“Ku e dinte kryeministri se kush e kishte virusin. A e dinte ai se ndoshta e kanë pasur dy pleqtë dhe ja kanë dhënë atij. Djali sapo ka ardhur në Tiranë pas kthimit nga prindërit është sëmurur. Bisedova me Rrëshenin, nuk është e keqe për arsye të vetë moshës që kanë. Kjo punë ka vazhduar për një javë resht dhe 127 nuk i është përgjigjur. Është dashur ndërhyrja ime nga Amerika dhe kanë shkuar i kanë bërë testin“, u shpreh Caka.
Një ditë më parë u zbuluan dy rastet në Mirditë, ku reagoi dhe kryeministri Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama fajësoi punonjësin e burgut “313”, duke thënë se u ka ngjitur virusin prindërve të tij.