TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mundësi për gjithë shqiptarët e bllokuar në SHBA, për shkak të mbylljes së fluturimeve nga koronavirusi.
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber ka njoftuar gjithë të interesuarit, se riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.
“Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill.
Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina”- njofton ambasadorja.
Postimi i ambasadores shqiptare në SHBA
Riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.
Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.
Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme.
Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, përfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë.
Shumë nga ju do duhet të kenë nevojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë prenotimet, ju lutem komunikoni sa më parë me:
Email : [email protected]
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602
Numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni!
Ju urojmë udhëtim të mbarë!