BOTA, 16 July 2026, 19:06

Reuters: Shpërthime të fuqishme në qendër të Dubait

Reuters: Shpërthime të fuqishme në qendër të Dubait

Dëshmitarë kanë raportuar shpërthime të fuqishme në qendër të Dubait, bëri të ditur agjencia Reuters.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me shkakun apo origjinën e shpërthimeve. Gjithashtu, nuk dihet nëse incidenti ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

 Autoritetet kompetente të Emirateve të Bashkuara Arabe ende nuk kanë reaguar zyrtarisht për ngjarjen, ndërsa priten më shumë të dhëna për të sqaruar rrethanat e incidentit.