AKTUALITET, 14 August 2026, 19:13

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” 

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman

Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të banesës.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin për shuarjen e flakëve. Nga zjarri ishte përfshirë një pjesë e kuzhinës.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve, u bë i mundur izolimi i vatrës dhe shpëtimi i dy dhomave të tjera të apartamentit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe kufizuar dëmet.