TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur protesta e 76-të në Tiranë, ku qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me nisjen e marshimit, bulevardi është përfshirë nga thirrjet e protestuesve, ndër të cilat: “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëri e re!”, “Diaspora është këtu!”, “Rama në burg!” dhe “Berisha në burg!”.
Pjesëmarrje të veçantë në protestën e sotme ka diaspora shqiptare, me emigrantë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë.
Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në kryeqytet, me tubime, marshime dhe grumbullime para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe më shumë transparencë, ndërsa ngrenë akuza për korrupsion dhe keqqeverisje.
Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar prej javësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se qëndresa do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Protestat e datave 14, 15 dhe 16 gusht janë paralajmëruar si tubime me pjesëmarrje të gjerë, veçanërisht nga diaspora shqiptare.