TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut rënë përgjatë ditës së sotme kanë përmbytur disa akse në Tiranë, për shkak të fryrjes së lumit të Lanës.
Sikurse shihet edhe nga fotot rruga e Elbasanit është përmbytur dhe kalimi i makinave bëhet me vështirësi.
Ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një postim në rrjete sociale shkruan “Tiranën nuk e përmbyt shiu, por vjedhjet e Ramës dhe Veliajt”.
“Tiranën nuk e përmbyt shiu por vjedhjet e ramës dhe veliajt
Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir.
Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.
Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki.
Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.
Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.
smund të tolerohet më”, shkruan Balliu.
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/getfvid_80874745_443494299890004_1735396299994736334_n.mp4"][/video]
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/getfvid_81037396_222629518728230_5396776364277011477_n.mp4"][/video]
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/getfvid_81337644_449801549043179_2118120534230129425_n.mp4"][/video]
