AKTUALITET, 22 Dhjetor 2019, 14:30

U ndërpre nga shiu, merret vendimi se kur luhet ndeshja Flamurtari-Teuta

U ndërpre nga shiu, merret vendimi se kur luhet ndeshja Flamurtari-Teuta


Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 17 të Kategorisë Superiore nuk u zhvilluar sot për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe terrenit të rënduar.

Këto kushte atmosferike e kanë bërë të pamundur që ndeshja të zhvillohej, duke u ndërprerë në minutën e 10.

Kjo ndeshje, do të zhvillohet ditën e nesërme duke nisur nga ora 12:00. Ky njoftim u bë nga vetë klubi i Flamurtarit në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Zyrtare !

Ndeshja Flamurtari F.C : KF Teuta nderpritet dhe vendoset per tu luajtur diten e neserme ora 12:00”, shkruhej në njoftim. Ndeshja u mbyll kur rezultati ishte ende me porta të paprekura, 0-0.