AKTUALITET, 22 Dhjetor 2019, 14:01

VIDEO/ Reshjet shiut përmbytin Tiranën, Lana gati të dalë nga shtrati

VIDEO/ Reshjet shiut përmbytin Tiranën, Lana gati të dalë


Një stuhi e fortë ka përfshirë Tiranën. Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në kryeqytet, pasi lumi i Lanës është fryrë shumë dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Edhe te Liqeni Artificial niveli i ujit duket se ka shkuar në kuotën maksimale.

Ndërkohë reshjet e shiut krijuan problematika edhe në rrethe.

Në portin e Vlorës është pezulluar lundrimi.

Ndërsa në Lazarat dalja e një përroi nga shtrati ka izoluar dy lagje, pasi ka sjellë të gjithë inertet në rrugën që i lidh.