AKTUALITET, 22 Dhjetor 2019, 15:35

Suksesi i tretë radhazi i Tiranës, bardheblutë fitojnë në Laç

Suksesi i tretë radhazi i Tiranës, bardheblutë fitojnë

Tirana ka arritur të marrë edhe fitoren e tretë radhazi, duke mundur këtë herë Laçin me rezultatin 1-2. Pavarësisht se bardheblutë e panë veten në disavatazhin e një goli në pjesën e parë, ishte Muçi ai që barazoi pasi një pasigurie në portën e kurbinasve.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat kanë kërkuar hapësira në mbrojtjet kundërshtare por pa mundur, teksa faktor u bënë edhe kushtet e rënduara të terrenit për shkak të shiut. Pak minuta para fundit, Kale ka dhënë një top të për Muçin i cili në fakt duket pozicion jashtë loje megjithatë anësori nuk ka qenë i këtij mendimi duke i dhuruar 3 pikët skuadrës bardheblu.

Laçi – Tirana 1-2

28′ Ignjatoviç / 30′, 78′ Muçi